Ngriti flamurin shqiptar dhe grek, Florian Marku sqaron arsyet e këtij gjesti

Pasi fitoi titullin botëror, Florian Marku tërhoqi vëmendjen e medieve dhe të pranishmëve.

Kick boxer-i i njohur shqiptar, Florian Marku, fitoi ndeshjen e vlefshme për titullin botëror që u zhvillua në Ivanofio të Selanikut në Greqi. Marku fitoi duelin me danezin Hassan Muhareb, në një sfidë që u përjetua plot emocione.

Pasi fitoi titullin botëror, Marku tërhoqi vëmendjen e medieve dhe të pranishmëve me një xhest. Ai ngriti dhe mbajti lart në duar, flamurin shqiptar dhe atë grek njëkohësisht.

“Shqipëria është atdheu im, nga unë kam ardhur në jetë dhe kjo nuk ndryshon. Në Greqi, janë trajnerët e mi, sponsorët e mi, njerëzit që më përkrahin në mënyrë të pabesueshme. Këtu, rifillova karrierën time dhe unë i jam mirënjohës të gjithë atyre që përmenda më lart” , u shpreh Marku në një prononcim për gazetën sportive greke “Gazetta”.

“Doja të jepja një mesazh se dy kombet, dy popujt, nuk kanë asgjë për të ndarë. Çdo gjë është politikë dhe ajo nuk duhet të prekë njerëzit, nuk duhet të ndikojë tek ta”, – shtoi boksieri i famshëm shqiptar, Florian Marku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button