Erdogan dhe kreu i NATO-s diskutojnë për luftën kundër terrorizmit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike të realizuar me kreun e NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar përkushtimin e Turqisë për të luftuar terrorizmin, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime nga Presidenca e Turqisë thanë të enjten se, “biseda mes dy autoriteteve është zhvilluar të mërkurën vonë dhe në të Erdogan dhe Stoltenberg kanë diskutuar edhe për situatën e përgjithshme në aleancën e NATO-s”.

Burimet e lartpërmendura të cilat kanë folur në kushte anonimiteti , thanë se bashkëbiseduesit kanë theksuar rëndësinë e shteteve anëtare për të ndihmuar Turqinë në luftën kundër terrorizmit.

Turqia është anëtare e NATO-s që nga viti 1952, dhe ka fuqinë e dytë më të madhe ushtarake në aleancë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe është një aleat kyç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button