Ivanov: Nuk do të pranoj ide që cënojnë identitetin maqedonas

Kandidati i VMRO DPMNE-së për president gjatë mitingut të një nate më parë në Manastir, u ndal tek politika e jashtme e vendit, duke siguruar qytetarët se vetëm ata mund të vendosin për çështjet kyçe kombëtare.

“Një pjesë më të mirë të kohës ia kushtuam çështjes së emrit. Kam qëndrim të qartë, për të cilin e di që kam mbështetje nga qytetarët. Nuk pranova dhe nuk do të pranoj ndryshim të Kushtetutës me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetues. Nuk do të pranojë ide apo propozime që do të cenonin interesin kombëtar dhe identitetin maqedonas, veçantinë e kombit maqedonas, gjuhën maqedonase dhe mënyrën maqedonase për bashkëjetese”, ka theksuar Ivanov para qytetarëve të Manastirit.  

Ivanov gjithashtu tha se dallimet mund të kapërcehen vetëm përmes unitetit dialogut dhe respektit të ndërsjellë. “Kërkesa ime është që të gjitha dallimet të kapërcehen përmes bashkëpunimit, pasi ju qytetarë, keni nevojë për bashkëpunim”, ka shtuar Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button