Dezinformim me informata të paverifikuara

[Recension: Аliu e ka thirrë policinë cirk para ambasadës së SHBA-ve?]

Artikulli është spekulues dhe bazohet në informata të paverifikuara, që është në kundërshtim me standardet e gazetarisë. Nuk është respektuar forma gazetareske, e as gjuha. Titulli është senzacionalist dhe ka për qëllim të tërheqë lexues. Njëkohësisht ai është i paqartë dhe nuk ofron pasqyrë të qartë se për çka konkretisht shkruan teksti, ndërsa gabimet gjuhësore dhe mungesa e shenjave përkatëse të pikësimit shkakton huti edhe më të madhe.

ДоказМ.мк – Али викнал полиција циркузи пред амбасадата на САДLinku deri te artikulli origjinal: Аliu e ka thirrë policinë cirk para ambasadës së SHBA-ve?

Data dhe koha e publikimit: 27.01. 2017

Data e recensionit: 30.01.2017

Recensues: Dimitar Tanurov

SENZACIONALIZËM I PASTËR

Artikulli fillon me shënimin se lajmi është marrë nga një lexues dhe se duhet të merret me rezervë, mirëpo sipas formës së tij aspak nuk mund të thuhet se është lajm, për shkak se nuk janë respektuar rregullat për shkrimin e lajmeve, ndërsa gjuha është joadekuate.

“Parlajmërimi” nuk është arsyetim dhe nuk mund të shërbejë për “amnestim” nga përgjegjësia për publikimin e informatave të paverifikuara. Kodi i gazetarëve (neni 1) parasheh që çdo informatë të verifikohet sa më shumë që është e mundur dhe të konfirmohet nga së paku dy burime. Kjo këtu nuk është bërë. Nuk është kërkuar deklaratë as nga BDI-ja, e as konfirmim nga MPB-ja, se kanë pranuar kërkesë të tillë për dërgimin e forcave policore. Nuk është kërkuar as konfirmim nga ambasada amerikane për takimin e pretenduar, e as për paralajmërimin që u është dërguar të punësuarve në ambasadë.

Sa i përket burimit (njoftimit nga ana e lexuesit), me qëllim që të tregohet se bëhet fjalë për njoftim autentik, është dashur të bëhet “printscreen” nga e-mail-i apo porosi që është dërguar, e që të mbrohet identiteti i lexuesit, të dhënat e tij duhet të mjegullohen. Përmbajtja e këtillë e pretenduar nuk është e besueshme. Me asgjë nuk dëshmon se bëhet fjalë për lexues. Gabimet garmatikore dhe ato të shtypit dhe gjuha që përdoret assesi nuk janë vërtetim për autenticitet. Në rastet e këtilla përveç fotografisë së publikuar nga njoftimi, fragmentet nga porosia që do të përdoren në tekst si citime gjatë shkrimit të informatës së hulumtuar dhe të konfirmuar, përshtaten dhe rregullohen në aspekt gjuhësor dhe gramatikor.

Artikulli është në kundërshtim me disa dispozita të Kodit të gazetarëve, siç janë për shembull, neni 1, neni 13, neni 14 dhe neni 15, e të cilat thonë se gazetari duhet t’i verifikojë informatat (1), të bëjë dallim ndërmjet lajmit dhe komentit (13), të sigurojë paanshmëri gjatë informimit për proceset politike (14) dhe ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën (15).

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button