Diva e muzikës konfirmon: shtatzënë dhe pret binjakë #FOTO

Vetëm pak ditë më parë, lajmi se ylli i pop-it është shtatzënë u mendua se ishte një spekulim tjetër, por këtë herë, gjithҫka rezulton të jetë e vërtetë. Diva e muzikës është shtatzënë. Beyonce është dorëzuar dhe ka vendosur që lajmin më të bukur ta ndajë me miliona fansat e saj virtualë në Instagram.

“Do të donim ta ndanim me ju dashurinë dhe lumturinë tonë. Jemi bekuar edhe dy herë. Jemi mirënjohës që familja jonë do të shtohet me dy anëtarë të rinj, ju falënderojmë shumë për urimet tuaja. Familja Carter” – shkruan Bey në Instagramin e saj, nga ku kanë shpërthyer urimet e fansave anekënd botës për lajmin e mrekullueshëm.

Fotoja e ëmbël e artistes ka filluar të ҫmendë rrjetin dhe, me siguri, do të jetë pretendende për Guinness-in e radhës si fotoja më e pëlqyer në Instagram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button