Kosova me 25 maj miqësore me Zvicrën

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit maj. Së pari, skuadra ‘verdhëekaltër’ do të luajë kundër Përfaqësueses së Turqisë, ndërsa më pas ajo do të udhëtoj në Zvicër.

Burime të gazetës Arena pranë Federatës së Futbollit të Kosovës kanë njoftuar se menjëherë pas sfidës ndaj Turqisë, Kosova do të udhëtojë për në Zvicër ku më 25 maj në Gjenevë do ta luajë ndeshjen e tretë zyrtare miqësore.

Gjithsesi, FFK-ja nuk e zbuluar emrin e kundërshtarit, por gazeta mëson se është më i fortë se Përfaqësuesja e Haitit dhe se nuk është pjesëmarrës në Kampionatin Botëror që këtë vit zhvillohet në Brazil.

Lajme të ngjashme

Back to top button