Ambasadorët e pesë vendeve, mysafir të pushtetit vendor në Dibër

Komuna e Dibrës është vizituar nga pesë ambasadorë të akredituar në Maqedoni. Ambasadorët janë shoqëruar nga kryetari i Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata. Ai ka informuar ambasadorët për vështirësitë, përpjekjet dhe sfidat e  vetëqeverisjes lokale në Dibër.

Ernesto Masimino Bellulli, ambasadori i Gjermanisë, Lorenc Auer ambasadore e Francës, Gudrum Shjatnaker  i Gjermanisë, Dushanka Divjak-Tomiq, ambasadore e Serbisë dhe Zdravko Begoviç ambasador i Bosnjës dhe Hercegovinës, vizituan pushtetin vendor të Dibrës, ku patën takim pune me kryetarin e komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata.

“Qëllimi i kësaj vizite kishte të bëjë me punët e pushtetit lokal, mundësitë për  zhvillim ekonomik si dhe në sferat e arsimit, kulturës, sportit .

“Sot Dibra është një qytet i nderuar  nga disa Ambasada që veprojnë dhe punojnë në Republikën e Maqedonisë të cilët ne i falënderojmë. Përveç njohurive të përgjithshme që kanë për Republikën e Maqedonisë , janë të interesuar të shohin edhe Dibrën,  zhvillimin e saj ekonomik, kulturor,  të shohin se njerëzit që  dëshirojnë të shkojnë në Evropë”, theksoi kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata.

“Ne sot kemi pranë nesh miq tradicional që për çështjen dhe historinë tonë na ka lidhur e kaluara, siç është Ambasada e Gjermanisë, Francës,  Italinë dhe sa i takon Bosnjë Hercegovinës dhe Serbisë,  kemi një të kaluar të përbashkët që politikisht u ndamë por më tutje duhet të vazhdojmë bashkëpunimin ekonomik”, përfundoi Lata.

Lajme të ngjashme

Back to top button