Organizohet Panairi për Arsim të Lartë në SHBA

EducationUSA në Maqedoni fton studentët në Panairin për Arsim të Lartë në SHBA, që do të mbahet sot në hotelin Holiday Inn në Shkup. 

Në panair studentët do të kenë mundësinë të njihen me përfaqësues të universiteteve amerikane dhe drejtpërdrejtë të marrin informata të sakta rreth studimeve universitare dhe postdiplomike në Shtetet e Bashkuara. 

Panairi është pjesë e turneut universitar të EducationUSA për vitin 2014, që do të zhvillohet në tetë qytete të Evropës: Lisbonë, Madrid, Valencia, Lubjanë, Zagreb, Sarajevë, Beograd dhe Shkup. 

Në këtë panair, studentët mund të mësojnë më tepër rreth mundësive që ofrojnë Këndet Amerikane të Ambasadës së SHBA-ve, për Qendrat Arsimore dhe për programet për shkëmbim të studentëve, si dhe të takohen me përfaqësues të kolegjeve dhe universiteteve në vijim: Minot State University (në Dakotën Veriore), Savannah College of Art and Design (në Xhorxhia), Stevens Henager College (në Jutah), California College of San Diego (në Kaliforni) dhe kampusit Viena të Universitetit Vebster. Rregjistrimi është pa pagesë dhe mund të bëhet në këtë link www.acmacedonia.org. 

Ndryshe, të gjithë studentët që do të regjistrohen dhe do të sjellin kopje të shtypur të rregjistrimit, do të marrin pjesë në lojë shpërblyese gjatë panairit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button