Pendarovski, kërkon duel televiziv me Nikolla Gruevskin

Duke rikujtuar se Ivanovit, ia udhëheq kampanjën kryeministri, Pendarovski,ka thënë se nëse nuk guxon Ivanov të dalë në duel televiziv atëherë në vend të tij le të dalë Gruevski. 

Pendarovski e ka kritikuar qeverisjen aktuale se ka kontribuar për rritjen e numrit të personave të shpërngulur nga Maqedonia. Ai gjatë takimeve me qytetarë ka thënë se pushteti duhet ti shërbejë popullit dhe jo populli t’i shërbejë kryeministrit dhe familjes së tij. 

Pendarovski gjatë tubimit në Gostivar ka thënë se pranon duel televiziv me kundërkandidatin e tij, Gjorge Ivanov. 

Duke rikujtuar se atij po ia udhëheq kampanjën kryeministri, ka thënë se nëse nuk guxon Ivanov të dalë në duel televiziv atëherë në vend të tij le të dalë Gruevski. 

Me rëndësi është që qytetarët të shohin publikisht në duel televiziv se çfarë po ndodhë dhe të vlerësojnë kush është më i miri, ka thënë Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button