Në “Penko” nxënësve u kërkohen 80 denarë për listë-evidencat që jepen falas! Drejtori kërkon emrat e mësimdhënësve

Prindërit e nxënësve të shkollës fillore “Petar Zdravkovski-Penko” në lagjen Veri të komunës së Butelit, ankohen se fëmijëve të tyre u janë kërkuar nga 80 denarë për listë evidencat të cilat jepen pas përfundimit të gjysëmvjetorit të parë.

Ata thonë për Portalb.mk, se nuk është një shumë e madhe, mirëpo për ata që nuk i kanë kushtet është problem.

“Si është e mundur që të kërkohen 80 denarë për një faqe letër e cila nuk kushton asnjëherë më shumë se dhjetë denarë. Ku i çojnë ato para mësuesit apo edhe vetë drejtori, si nuk ju vjen turp të kërkojnë para nga nxënësit”, thonë prindërit.

Ata shprehen të revoltuar pasi që nuk është gjëja e parë që ata paguajnë vetë nga xhepi i tyre.

“Nuk është kjo gjëja e vetme që ne paguajmë, ne po ashtu paguajmë edhe për lyerjen e klasave, paguajmë për mirëmbajtjen e dollapëve në klasa, paguajmë për sigurimin. Nuk e kuptojmë se a i kemi fëmijët në shkollë shtetërore apo private?! Askush nuk ndërmerr asgjë, kjo është e tmerrshme, si do ja bëjnë ata që nuk i kanë kushtet?! Nuk jemi ne të obliguar të kryejmë detyrat e komunës dhe ministrisë së arsimit”, thonë ata.

Ndërkaq drejtori i kësaj shkolle, Enis Memeti  sqaroj për Portalb, se këto evidenca nuk paguhen dhe se do të ndëshkohen mësimdhënësit të cilët kanë kërkuar para.

“Nuk është e vërtëtë që këto lista të evidencës paguhen, dhe nëse ndodh që ndonjë mësimdhënës iu ka kërkuar fëmijëve para, i lus të njejtët të paraqiten tek une me ermer me mbiemer të më tregojn se cili apo cila mësuese iu ka kërkuar fëmijëve para dhe do zgjidhet kjo çështje”, tha për Portalb, Memeti.

Ndërkaq në të gjitha shkollat nxënësit janë liruar nga pagesa e letrave të testimve, dëftesave si dhe listë evidencave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button