Maqedonia voton pro rezolutës së OKB për Ukrainën

Me 100 vota “për”, 11 “kundër” dhe 58 “të përmbajtur”, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka miratuar Rezolutën m  të cilën shpallet e pavlefshme aneksimi rus i siujdhesës ukrainase, Krimea. 

Votën “për” në këtë dokument e ka dhënë edhe Maqedonia, ndërsa nga vendet e Ballkanit pro kanë votuar edhe Kroacia, Sllovenia, Shqipëria dhe Mali i Zi. 

Kundër rezolutës kanë votuar Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Me këtë dokument, jo valid shpallet edhe referendum me të cilin Krimea ka kërkuar ndarje nga Ukraina dhe bashkim me Rusinë. 

Ky rezultat konsiderohet si izolim i Rusisë nga bashkësia ndërkombëtare në drejtim të qasjes së saj ndaj Ukrainës. 

Këshillën e ambasadorit rus në OKB-së, Vitali Çurkin për të votuar kundër Rezolutës e kanë mbështetur Bjellorusia, Armenia, Kuba, Korea e Veriut, Nikaragua, Sudani, Siria, Venecuela dheZambia. 

Në Këshillin e sigurisë në OKB, Rusia ka përdorur të drejtën e vetos nuk ka lejuar që të kalojë kjo rezolutë.

Lajme të ngjashme

Back to top button