Elvisi jeton në shtëpinë e Amdi Bajramit, Amdija s’ka shtëpi

Kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Elvis Bajram, përndryshe djali i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Amdi Bajrami, në Komisionin për parandalim të korrupsionit ka paraqitur se në pronësi nuk posedon asgjë, ndërkaq jeton me prindërit në një shtëpi 100 metra katror, njofton Portalb.mk.

Njëkohësisht Amdi Bajrami, nuk e ka paraqitur shtëpinë. Ai ka shkruar në listën pronësore se ka veturë “Peugeot” dhe kredi si pronë e fëmijëve të cilin e ka marrë në vitin 2009 me afat për pagesë deri në vitin 2013.

Djali kryetar komune dhe babai disa vjet deputet, “nuk kanë kursyer asnjë denarë”, ndërkaq Komisioni Antikorrupsion, në vend që t’i kontrollojë listat pronësore, e njëjta vetëm i përshkruan. /Portalb

LEXO: Gruevski është “pasuruar” me 8 fotografi artistike dhe ka “kursyer” rreth 230.000 euro

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button