Ahmeti: Nëse ulja e cenzusit ishte gabim, e bëmë bashkë

BDI-ja dhe lideri i saj Ali Ahmeti qëndruan mbrëm në Strugë ku vazhduan fushatën kundër zgjedhjeve presidenciale nën moton tashmë të njohur “Jo presidentit të një anshëm”.

Presidenti konsensual është në të mirë edhe të shqiptarëve edhe të maqedonasve edhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë tha Ahmeti para të pranishmive.

“Vendit tonë i duhet një njeri që i afron qytetarët, fatkeqisht ne edhe pse jetojmë në një shtet, jemi larg njëri tjetrit, ka edhe shqiptarë ka edhe maqedonas por edhe nga komunitet tjera që mund të na ofrojne të gjithë komuniteteve mes veti. Ne dimë që kjo ide e plausuar nga ne nuk eshte e lehtë, por ne jemi të sigurt se ne mund ta arrijmë këtë objektivë. Ne nuk do votojmë president të njëanshëm, pa marr parasysh nga c’ngjyrë apo parti vjen ai, a vjen nga VMRO-ja, a vjen nga BDI-ja, a nga GROM apo nga PDSH-ja, për ne janë të gjithe njëlloj” tha mes tjerash Ali Ahmeti para qytetarëve të Strugës.

Më pas lideri i BDI-së, j’u është përgjigjur akuzave nga kampi i PDSH-së, të cilët shpesh e kanë akuzuar për uljen e cenzusit nga 50% në 40%, për zgjedhjen e presidentit. Ahmeti ka theksuar se ky vendim nuk ka qenë akskluzivitet i BDI-së, por ka qenë kompromis dhe marrveshje e 4 liderëve të partive më të mëdha në Maqedoni.

“Thonë se BDI-ja ka ulur cenzusin nga 50 +1 ne 40 %, të nderuar të pranishëm, është e vërtetë që ky vendim është marrë në prani të katër liderëve të partive politike në 2008-ën, ku prezent kanë qenë, z.Cervenkovski si kryetar i shtetit, Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE-ja, Zoran Zaevi nga LSDM-ja, Ali Ahmeti nga BDI-ja, z.Menduh Thaci nga PDSH-ja dhe shoku im Xhevat Ademi, që më ka përkthyer mua, sepse në nivel të lartë unë flas vetëm në gjuhën që e kuptoj unë më mirë. Konkluza nga ai takim është shumë e qartë, pra : Palet u moren vesh qe ta zbresim cenzusin nga 40% në 50%, me qëllimin më të mirë mos krijohet skenari serb, nëse e keni parasysh si krijoheshin në atë kohë ato skenaret në Serbi, kshuqë le të bëhen të sinqertë dhe të thuen, po more e kemi bër at gabim, bashkë e kemi bërë, edhe pse unë mendoj se nuk është gabim sepse as 40% as 30% me ra cenzusi ne nuk heqim dore nga ideja madhore për president konsensual deri në realizimine plotë të saj” tha Ali Ahmeti i cili në fund apeloi deri tek shefi i shtabit komunal në Strugë, Tahir Hani që fuqishëm të punoj për bojkotin e zgjedhjeve presidenciale në këtë rajon.

Në këtë tubim, fjalën e tyre e thanë edhe Tahir Hani, Ramiz Merko dhe Arben Labënishti, të cilët sonte poashtu kërkuan nga qytetarët e Strugës ti thonë JO, presidentit të një anshëm, duke mos dalur në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në muajin prill.

Lajme të ngjashme

Back to top button