Gjashtë shtete perëndimore të shqetësuara nga vendimi i Qeverisë rumune

Gjashtë shtete perëndimore shprehën shqetësim të thellë nga vendimi i Qeverisë rumune që të ç’kriminalizojë disa vepra penale dhe njoftuan se mund t’i minojë sukseset e Bukureshtit në luftën me korrupsionin dhe nën pikëpyetje t’i vendosë partneritetet e saj ndërkombëtare, transmetuan mediat britanike.

Në kumtesën e përbashkët të ambasadave të SHBA-së, Kanadasë, Gjermanisë, Francës, Belgjikës dhe Holandës shprehet shqetësim i thellë “nga veprimet e qeverisë të cilat e minojnë progresin e Rumanisë për shtet juridik dhe në luftën me korrupsionin, e shënuar dhjetë viteve të fundit”.

Vendimi i qeverisë që ta lehtësojë legjislacionin e saj antikorruptues “mund ta rrënojë reputacionin e Rumanisë në bashkësinë ndërkombëtare dhe rrezikon t’i rrezikojë edhe partneritetet e saj, të cilat mbështeten në vlera të transmetuara dhe t’i prishë parimet udhëheqëse të BE-së dhe NATO-s”, paralajmërojnë gjashtë shtetet perëndimore.

Mbi 250.000 rumunë mbrëmë demonstruan nëpër gjithë shtetin kundër vendimit qeveritar, që përjetohet si ikje më e madhe nga reformat pasi Rumania në vitin 2007 iu bashkangjit BE-së

Në kryeqytetin Bukuresht protestuan midis 130.000 dhe 150.000, ndërsa në pesë qytete të tjera më të mëdha u mblodhën gjithsej midis 100.000 dhe 150.000 demonstrues.

Në Bukuresht erdhi edhe deri në përleshje midis policisë dhe demonstruesve. Demonstruesit me gurë dhe fishekzjarre gjuanin policinë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome, transmeton TASS.

Prokuroria rumune për momentin shqyrton mbi 2.000 hetime për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button