Adelina Tahiri përfundon në spital, ҫfarë i ndodhi gjatë pushimeve?

Ditët e fundit, nga faqja e saj në Instagram, këngëtarja Adelina Tahiri, ka postuar disa foto nga një vend luksoz, St. Moritz në Zvicër, ku ka qenë duke kaluar disa ditë pushime me familjen. Por sot, këngëtarja i ka shqetësuar të gjithë fansat e saj me një foto që ka postuar në Instastory nga spitali me këmbë të fashuar.

Nga sa mësohet edhe prej fotos, Adelina ka pësuar aksident dhe i është nënshtruar një operacioni në këmbë. Nuk dihet se ҫfarë i ka ndodhur ekzaktësisht, por me siguri gjendja tashmë është stabilizuar.

Pak ditë më parë, edhe Era Istrefi pësoi një aksident të ngjashëm, i cili e la edhe jashtë pjesëmarrjes në ceremoninë e ҫmimeve EBBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button