Althauzer: VMRO DPMNE do të përshtatet me vendimin e Ivanovit

Kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski së bashku me anëtarët e Komitetit ekzekutiv Nikola Poposki, Nikola Todorov dhe sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtarë Aleksandar Nikolosski janë takuar me ambasadoren gjermane, Kristin Alt’hauzer, njoftoi VMRO DPMNE në njoftimin të pazakontë dhe të gjatë ku kumtohen edhe detaje dhe pjesë nga dialogu që është zhvilluar në takim.

Gruevski në takim ka theksuar se “situata është e pjekur për zgjedhje të shpejta” sepse kush do që të formojë Qeveri, do të ketë vështirësi në funksionimin e Kuvendit dhe Qeverisë.

“Ajo që pritet është vendimi i presidentit Ivanov, pas çka VMRO DPMNE do të përshtatet me këtë vendim” ka thënë Gruevski.

Nga VMRO DPMNE njoftojnë se “ambasadorja gjermane ka qenë e befasuar pse kërkohen zgjedhje të shpejta”.

“Ajo që nevojitet është që t’i jepet mandati partisë së dytë më të madhe në Maqedoni, ku Gruevski pyeti nëse kjo është sugjerimi i saj, pas çka ambasadorja gjermane është prononcuar se kjo është kështu sepse ashtu shihet nga Berlini” thuhet më tej në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button