Halimi: Nuk do të lejoj projekte etnocentrike

Barazi për të gjithë qytetarët në shtet, paralajmëroi kandidati për president të Maqedonisë nga PDSH-ja Iljaz Halimi, në tubimin e mbrëmshëm në fshatin Trebosh, në komunën e Zhelinës.

Halimi theksoi se ka pranuar të jetë kandidat për president sepse me kandidimin e tij shqiptarët do të jenë pjesë e procesit për zgjedhje të presidentit.

“Me këtë gjest ne dëshirojmë të tregojmë se shqiptarët dinë të organizohen dhe ashtu të veprojnë, ndërsa jo që janë ndonjë fenomen. Nëse ju më zgjidhni për president së bashku me përkrahjen e qytetarëve tjerë të fitojmë mundësi që Maqedonia të jetë vend me mundësi të barabarta për të gjithë. Nuk do të lejoj projekte etnocentrike, nuk do të lejoj të ekzistojnë punë të cilat do ta ndajnë popullin. Do të kontribuoj që buxheti në mënyrë të drejtë të shpërndahet dhe të gjithë qytetarët të jenë të kënaqur. Për atë është e nevojshme përkrahja juaj e madhe dhe nevoja të gjithë të dilni dhe të votoni më 13 prill”, tha Halimi.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi nga të pranishmit kërkoi përkrahje për Halimin. Unë e di se ju jeni ato të cilët neve na jepni përkrahje në këto zgjedhje. Megjithatë e nevojshme është në këtë gjendje t’i bindni edhe të tjerët të përcaktohen për PDSH-në dhe kandidatin Iljaz Halimi. Ajo është e nevojshme për shkak të gjendjes së keqe në të cilën gjendemi por me përkrahjen e ditës së zgjedhjeve e gjithë ajo mund të ndryshohet”, tha Thaçi.
Paraprakisht Halimi vizitoi shumë vende të populluara në këtë komunë të Tetovës, Larcë, Çiflik, Grupçin, Debarc, Ozormishtë dhe qendrën komunale Zhelinë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button