Greqi, gjendet i vdekur në qeli Ilia Kareli, shqiptari që vrau gardianin e burgut

Shqiptari që vrau rojen në burgun grek, Ilia Kareli është gjetur i vdekur sot në mëngjes. Mediat greke raportojë se Ilia Kareli u gjet i vdekur në qelinë e burgut Nigrita.

Po sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se vdekja e shqiptarit ka ardhur për shkaqe natyrale.

Kareli vrau me thikë më 25 mars 2014, gardianin 46 vjeçar, Jorgos Cironis, me pretendimin se i kishte mohuar lejen për të takuar nënën. Shqiptari ishte dënuar me 20 vjet e 9 muaj burg për tentativë vrasje, grabitje, trafik droge dhe hyrje të paligjshme në vend. Kareli kishte kryer më shumë se 3/5 e dënimit dhe kishte paraqitur një kërkesë për liri me kusht, kërkesë e cila i ishte refuzuar.

Ai ishte burgosur së pari më 21 tetor 1997, i akuzuar për grabitje dhe ishte dënuar me 16 vjet e 5 muaj heqje lirie. Por në 27 maj 2006, pasi kishte vuajtur 3/5 e dënimit ishte liruar.

Më 4 mars 2007 ishte çuar sërish në paraburgim, i akuzuar për tentativë për vrasje me paramendim në vazhdimësi dhe për grabitje. Akuza për tentativë vrasjeje lidhej me një çift në Neo Iraklio të Athinës, ku Kareli kishte hyrë për të grabitur bizhuteri. Fillimisht u dënua me 21 vjet e 6 muaj, por në shkallë të dytë dënimi iu ul në 12 vjet e 9 muaj. Por ndaj Karelit ishte shqiptuar edhe një dënim shtesë prej 8 vjetësh, për trafik droge.(BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button