Erdogan: Zgjedhjet lokale, një zgjedhje në mes Turqisë së vjetër dhe të re

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha të enjten se njerëzit në Turqi do të bëjnë zgjedhje në mes Turqisë së vjetër dhe të re në zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën.

Erdogan foli në qytetin e mbizotëruar nga kurdët  në Van, Turqi lindore, në një tubim për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 30 mars.

Duke përcaktuar kohën para se partia e tij vij në pushtet si Turqia e vjetër, kryeministri Erdogan ka thënë, “Ka pasur bllokim të kulturës, gjuhës, vlerave sociale dhe fetare në Turqinë e vjetër. Shteti ishte arrogant ndaj qytetarëve të tij dhe ishte diskriminues kundër popullit të vet”, transmeton Mesazhi.

Erdogan deklaroi se partia AK ka luftuar për të reformuar Turqinë dhe për të krijuar “Turqinë e re gjatë 12 viteve të qeverisjes së kësaj partie. “ Në Turqinë e re ka paqe dhe unitet, nuk ka gjakderdhje.”

“Ne jemi partia e të gjithë njerëzve që jetojnë në Turqi. Ne nuk jemi diskriminues. Ne punojmë për unitet dhe paqe,” shtoi Erdogan.

Lajme të ngjashme

Back to top button