Qeveria paguan ilegalët, jo shqiptarët e zgjedhur në veri

Zvarritet procesi i transformimit të ilegalëve serbë në institucionet e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbajtja e zgjedhjeve lokale, por as dialogu Kosovë-Serbi nuk u kanë dhënë ende zgjidhje çështjes së administratës dhe sektorit arsimor e shëndetësor paralel serb.

Me buxhetin e Kosovës ende vazhdojnë të paguhen 379 serbë që shërbejnë në administratën ilegale të Leposaviqit, Zubin-Potokut e Zveçanit.

Ata i paguan edhe shteti i Serbisë. Por, pa paga janë duke punuar ata që dolën nga zgjedhjet e fundit.

Nëpunësit civilë serbë që shërbejnë në administratën ilegale të Leposaviqit, Zubin-Potokut e Zveçanit vazhdojnë të marrin paga të dyfishta, ani pse këto komunat i janë nënshtruar procesit zgjedhor që organizoi Kosova për herë të parë në atë pjesë. /Koha Ditore/

Lajme të ngjashme

Back to top button