Baxhanaku i Mijallkovit, Ilievski, e dha betimin si gjykatës në Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Jovan Ilievski e dha betimin si gjykatës pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, njofton Portalb.mk.

Ilievski prej sot zyrtarisht do të kryesojë në institucionin gjyqësor evropian më prestigjioz, garantuesin e të drejtave të njeriut në Evropë – Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi e dha betimin solemn.  Mandati i tij do të zgjasë nëntë vjet. Tani për tani në format e tanishëm të Gjykatës së Strasburgut, ai është anëtar  i seksionit të parë të Gjykatës.

Jovan Ilievski  në funksionin e gjykatësit evropian për të drejtat e njeriut e trashëgoi gjykatësen e deritanishme Mirjana Lazarova-Trajkovska, e cila pas nëntë viteve të kaluara në këtë funksion dhe vitet e fundit si kryetare e seksionit të pestë, e braktisi funksionin pas fundit të mandatit më 31 janar.

Ilievski është baxhanak me ish drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, ndërkaq më parë ka punuar si prokuror në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, transmeton Portalb.

Ilievski u zgjodh për gjykatës në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të mbajtur në tetor të vitit 2016, ku në votimin e fshehtë në të cilën kanë marrë pjesë parlamentarë nga 47 – anëtare të Këshillit të Evropës, fitoi 106 vota, kundër kandidatit të tij, gjykatëses nga Gjykata Kushtetuese Natasha Gaber Damjanovska e cila mori 86 vota. Në konkurrencë ka qenë edhe Xvonimir Jankullovski.

Më parë Komisioni për zgjedhjen e gjykatësve nga APKE, i ka shqyrtuar kandidaturat dhe ka kryer bisedim me tre kandidatët, më pas përparësi iu dha Gaber – Damjanovskës, përpara Jovan Ilievskit. Nuk është e ditur se çfarë ka shtyrë deri në përmbysjen e rezultatit.

Pas zgjedhjes, Ilievski tha “Nuk ishte e drejtë dhe më vjen keq që në publik jam trajtuar si “baxhanaku i Mijallkovit”, sepse nëse shikohet kronologjia e karrierës sime profesionale, është e qartë se  jam zhvilluar në vitet para se garnitura e VMRO-DPMNE-së të vinte në pushtet”.

Gjykatësja Natasha Gaber – Damjanovska, pas zgjedhjes, në rrjetin social “Facebook”, ka komentuar “Sa më pyesni veç e veç. Ja po ju tregoj, Ilievski 106 vota, unë 86. Shumë edhe nga Evropa” njofton Portalb.

Për zgjedhjen e gjykatësit të ri, ka reaguar ashpër edhe aktivistja për të drejtat e njeriut Mirjana Najçevska, por edhe i tërë opinioni i gjerë. /Portalb

LEXO: Jovan Ilievski: Nuk dua të më trajtojnë si baxhanaku i Mijallkovit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button