Mot me diell dhe shi

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me të reshura lokale të përkohshme të shiut të cilat vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme dhe me bubullima të rralla. Në pjesët malore do të fryje erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa vonë pasdite edhe në orët e mbrëmjes do të ndryshohet drejtimi në veriperëndim.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në tetë gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 11 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit, dhe me të reshura të përkohshme të shiut, ndërsa do të fryejë edhe erë mesatare nga drejtim i ndryshëm.

Temperatura e mëngjesit do të bie deri në pesë gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës do të rritet derinë 15 gradë Celsius.

Në ditët e ardhshme do të mbisundojë mot stabil dhe i thatë me rritje të dobët të temperaturës.

Nga e hëna temperaturat do të ritën.

Lajme të ngjashme

Back to top button