Irina Shayk, Angelian Jolie e ardhshme?

Modelja e njohur ruse Irina Shayk e cila njihet edhe si e dashura e futbollistit Cristian Ronaldo ka fituar rolin për filmin ‘herkule’. E menjëherë pas kësaj ajo ka filluar të krahasohet me diva-n e Hollywoodit, aktoren e njohur Angelian Jolie.

E që bukuria e saj është e padiskutueshme e dinë të gjithë. Por që potenciali i saj për aktrim të krahasohet me Angelian Jolie ka bërë bujë të madhe nëpër mediat e huaja.

Ndërkaq në filmin ‘Herkules’ modelja aktron princeshën e cila dashurohet në Herkulin, ndërsa thuhet që regjisorët kanë bërë përzgjedhjen e duhur me Irinën në këtë tregim mistik, pasi që bukuria e saj vërtet duket joreale.

Lajme të ngjashme

Back to top button