fbpx

Gjykata Themelore me reagim ndaj Prokurorisë Speciale

Gjykata Themelore Shkupi 1 pas pohimeve të Prokurorisë special publike (PSP) për bashkëpunim të vështirësuar me këtë gjykatë, sot kumtoi se gjykatësit veprojnë konform procedurave ligjore dhe Rregullores gjyqësore dhe se kjo në asnjë rast nuk e vështirëson punën e dikujt.

“Në datën e theksuar nga ana e PSP, 20.01.2017, Prokurorja publike Lile Stefanova nga PSP derisa akoma ka zgjatur orari i punës në gjykatë, ka ardhur në gjykatë dhe është nisur direkt tek gjykatësi kujdestar në procedurë paraprake me katër kërkesa, që është konstatuar edhe nga vetë gjykatësi kujdestar ndaj kërkesave që i ka pranuar në ora 16:05 minuta, pa i parashtruar prokurori të njëjtat përmes repartit pranues tek zyrtari i autorizuar, e që është në kundërshtim me Rregulloren për punë të gjyqit dhe thënieve të kryetarit të gjykatës, që të respektohet Rregullorja e punës gjatë pranimit të letrave në gjykatë, verifikim dhe formim i lëndëve dhe futje në AKMIS-sistemin elektronik në gjykatë”, qëndron në kumtesë Gjykata Themelore Shkupi 1.

Sipas Gjykatësve Themelorë Shkupi 1, lëndët në këshillat penalë pranë kësaj gjykate, ndahen në mënyrë të njëjtë si dhe në sektorët tjerë, respektivisht, qëndron në kumtesë, në mënyrë të veçantë kihet kujdes se cili gjykatës sa herë ka vepruar në këshilla, me qëllim që të duhet parimi i shpërndarjes së barabartë të lëndëve tek të gjithë gjykatësit që marrin vendime në mënyrë të pavarur.

LEXO: Prokuroria Speciale i tregon emrat e gjykatësve që nuk bashkëpunojnë me të

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button