Di Caprio e përzë nga shtëpia Lindsay Lohan

Aktori i njohur Hollywoodian si duket nuk është fans i aktores problematike Lindsay Lohan. Sipas mediave të huaja, Di Cpario e ka përzënë atë nga shtëpia e tij, ku ajo kishte shkuar e paftuar në një ndejë që aktori e kishte organizuar…

Njëri prej të pamartuarve më të famshëm në Hollywood, aktori Leonardo Di Caprio sipas mediave të huaja e ka përzënë nga shtëpia e tij, yllin problematik Lindsay Lohan. Para disa ditësh Di Caprio kishte organizuar një ndejë në shtëpinë e tij, ndërsa aktorja ndonëse nuk ka qenë e ftuar kishte shkuar në ndejë.

“Ka ardhur e pa ftuar, ndërsa Leo si një mikpritës nuk e ka hedhur nga shtëpia fillimisht. Por e ka lejuar që ajo t’i bashkohet të ftuarve të tjerë”, ka thënë një burim për magazinën “Star” dhe ka shtuar. “Por ajo siç edhe e ka stilin menjëherë ka filluar të lazdrohet e të kërkoj kushte për ndejë dhe për të ftuarit aty. Ajo duket se nuk mund të duroj kur nuk është në qendër të vëmendjes. Dhe pasi që ajo ka filluar të bëj këso lloj sjelljesh Leo e ka humbur durimin dhe e ka përzënë nga shtëpia”, ka thënë tutje i njëjti burim. Ndryshe kjo nuk është aspak e papritur nga aktorja Lohan. Madje bëhet e ditur se miqtë e saj kanë filluar përsëri të mendojnë se ajo i është kthyer shprehive të vjetra.

Lajme të ngjashme

Back to top button