Xhihani tregon aftësitë në një dasmë të vërtetë, shikoni spektaklin e tij (FOTO)

Aktori i njohur, Erkan Petekkaya, ka kaluar një natë për të mos u harruar. Ai shfaqi aftësitë e tij në kërcim, këndim dhe duke i rënë darabukut në dasmën e avokatit dhe mikut të tij, Çagdas Çelik, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Erkan Petekkaya, i njohur për rolin e Xhihanit në serialin “Fate të Kryqëzuara”, ishte një prej tre dëshmitarëve të çiftit.

Petekkaya mori duartrokitje të shumta nga të pranishmit dhe zuri titujt e lajmeve në vend me performancën e tij në kërcimet tradicionale, duke i rënë darabukut dhe duke kënduar.

“Haberturk” thotë se të pranishmit shpërndanë fotot e aktorit të famshëm në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button