Bentley rrit prodhimin e motorëve W12

Bentley ka vendosur të rrit prodhimin e motorëve W12 deri në fund të këtij viti. Derisa shumica e prodhuesve të veturave janë duke zvogëluar prodhimin e veturave dhe motorëve të tyre, Bentley është duke u qëndruar besnikë adhuruesve të kësaj marke, duke rritur prodhimin e motorëve W12.

Aktualisht në këtë kompani prodhohen afro 5 mijë njësi të motorëve çdo vit, por ky numër do të rritet në 9 mijë deri në fund të vitit 2017. Për herë të parë në histori të Bentley, do të bëhet eksportimi i motorëve të tyre në mbarë botën, dhe për tu rritur numri i tyre duhet të punësohen mbi 100 njerëz në fabrikën e tyre në Crewe.

Këta motorë pritet ti përdor edhe Audi dhe Volkswagen, derisa Bentley pritet ti ketë ata vetëm nën kapakët e modeleve Continental GT/GTC dhe Flying Spur.

Lajme të ngjashme

Back to top button