VMRO nuk përfilli kërkesat e BDI-së

Kërkesat dhe platforma politike e BDI-së të cilën e prezantuan gjatë vitit 2011 dhe premtuan se do të realizohet, si duket nuk merret parasysh nga Ministria e Shëndetësisë.

Në ueb faqen e këtij institucioni figuron pasqyra e projektit për ndërtim dhe renovim të ambulancave dhe spitaleve, realizimi i të cilët është paraparë të përfundon gjatë këtij viti. Sipas kësaj pasqyre, vetëm në Shkup është parashikuar renovimi i 13 objekteve spitalore.

Dhe po ashtu është cekur se do të rinovohen edhe spitalet e Tetovës, Strumicës, Velesit, Prilepit, Ohrit, Kumanovës, Gostivarit, Gjevgjelisë, Kërçovës, Koçanit, Negorci si dhe do të rinovohet enti për nefrologji në Strugë.

Përderisa BDI thekson se në fazën e tretë është paraparë ndërtimi i një objekti të ri për Fakultetin e mjekësisë në Tetovë, një gjë e tillë nuk figuron në projektet e realizuara të Ministrisë së Shëndetësisë, por thuhet se spital të ri do të fitojnë qytetarët e Shtipit, si dhe një objekt të ri i cili do të jetë në funksion të studentëve të mjekësisë në fakultetin e Shtipit.

Po ashtu këtu mungon edhe spitali i ri në Strugë si dhe rikonstruimi i spitalit të Dibrës, që nuk përmendet  fare në projektet realizuse të kësaj ministrie, kurse ishin premtime kyçe të BDI-së.

Nga ana tjetër mjeku dhe anëtari i RDK-së, Artan Dika, mohon se premtimet janë realizuar dhe thotë se ato janë gënjeshtra.

“Premtimet e BDI-së janë rrenat e radhës të stërpërsëritura të kësaj partie për ta ngopur me lugën bosh, këtë popull të sjelle në buzë të mjerimit. Me vite shqiptarëve ju premtohet kardiologji invazive në Spitalin e Tetovës, ndërsa ajo realizohet në Spitalin e Shtipit. Programi i BDI-së në vitin 2011 parasheh ndërtimin e spitalit të ri në Strugë, ndërsa në realitet u ndërtua spitali i Ohrit”, tha për Portalb, Dika.

Por pavarësisht këtyre fakteve, Bashkimit Demokratik për Integrim mburret me arritjet dhe realizimet e platformës të cilën e promovuan në vitin 2011, që mes tjerash parashikonte shëndetësi cilësore, moderne dhe qasje për të gjithë

Lajme të ngjashme

Back to top button