Maqedonia e Kosova në një grup për kualifikimet në KE

Paraqitjet e mrekullueshme të reprezentacionit të Kosovës në futsall në kuadër të ndeshje parakualifikuese për Kampionatin Evropian, ku shënoi fitore ndaj Norvegjisë 5:1 dhe ndaj Qipros 3:1, tani mbetet edhe ndeshja e fundit ndaj Danimarkës, që nuk do të luajë rol në renditje, pasi Kosova do të jetë e para dhe ka siguruar kualifikim për fazën e radhës, transmeton “Portalb”.

Sipas kësaj, Kosova në fazën e dytë që do të luhet në periudhën 3 deri më 12 Prill të këtij vitit, do të luajë ndaj Maqedonisë, Çekisë dhe seleksionim nikoqir Kazakistanit. Kjo do të jetë një sfidë e madhe për Kosovën, ndërsa Maqedonia vitin e kaluar ishte shumë afër kualifikimit për në KE, por vetëm një rezultat befasues i Italisë për të cilët nuk luante asnjë rol, bëri që Maqedonia të mbetet jashtë evropianit.

Të përkujtojmë se Maqedonia dhe Kosova kanë luajtur deri më tani dy ndeshje miqësore, ku dy herë fituese ka dalë Maqedonia me rezultat 5:2 dhe 6:2. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button