Klubet kosovare investojnë e zhvillojnë talente dhe në fund i falin

Transferimi i futbollistit kosovar, Agim Zeka, nga Skënderbeu i Korçës te skuadra franceze Lille, bëri bujë të madhe në Kosovë, shkruan koha.net, përcjell Portalb.mk.

U vlerësua se Lille ka transferuar një futbollist me vlera të mëdha. Por, vlerat e Zekës 18-vjeçar nuk i vlerësoi edhe Prishtina, klub ku edhe është rritur e zhvilluar si futbollist.

Prishtina pos që ka humbur një futbollist të talentuar, ka humbur edhe përfitimin nga transferimi i tij. Skënderbeu i Korçës nga transferimi i Zekës te Lille, ka përfituar 300 mijë euro dhe ka arritur ta ruajë 20 për qind të pronësisë së kartonit të tij.

Me ruajtjen e kartonit, Skënderbeu do të ketë mundësi të përfitojë financiarisht edhe nga transferimet e ardhshme të lojtarit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button