Manikyrët në trend, thonjtë ngjyrosen me rozë

 Manikyret, ngjyra roze është ngjyra ne tendence për pranvere 2014! Ngjyra femërore “infekton” te gjitha koleksionet e manikyreve për pranvere/vere duke te mbërthyer me romanticizmin e saj.

Manikyret- Roza ngjyra ne tendence te pranvere 2014, e zbehet, antike, shocking apo nude, roza është ngjyra femërore. Dhe këtë pranvere kthehet fuqishëm ne boten e nails për ti bere thonjte glamour dhe ne te njëjtën kohe romantike.

Propozimet bon ton- Nuancat pastel janë me te pëlqyera nëse dëshironi te mbani një manikyr romantik bon ton. Look-u i thonjve i propozuar për këtë sezon është ne linje me trendet, koleksioni Spring Romance përfshin rozën delikate roze Poetic qe te sjelle gjallëri, nga pasarelat e Burberry vjen, tonaliteti i rozës Pink ne koleksionin English Rose, perfekte për te nje stil te bukur ne thjeshtësinë e vet. Ndersa Collistar mendon për dashamirëset e ngjyrës nude me manikyrin CC, ne tre nuanca me efekt fondotinte.

Thonj aromatik- Manikyret qe kane arome ekzistojnë dhe këtë lloje i ka lancuar Revlon, quhen Parfumerie Nail Enamel, kane një arome vajrash esencial dhe janë te disponueshme ne njëzet nuanca. Edhe ambalazhimi i tyre duket si ajo e një mini parfumi. Për te ndjekur trendët e sezonit mund te preferoni Pink Pineapple.

Efekt shock- Për ato qe preferojnë sfumaturat rock ka ngjyra vibruese si ato te Vernis in Love nga Lancome, nuanca Rose Satin te koleksionit French Ballerine është perfekte për një nail art te sofistikuar. Shume te bukura paraqiten edhe nuancat Rose Capri propozuar nga SinfulColors per koleksionin Tough Love menduar për me rebelet. Ndersa Fabulous Collection nga Faby sjelle Hula Hoop Pink.

Mënyra alternative- Nuk mungojnë edhe efektet speciale, me refleks opak, te sheqerosur, me shkëlqim, me efekt perle etj.

Ngjyra e vitit- Nëse jeni çapkëne dhe ngjyra roze nuk bën për ju, ne alternative mund te jeni gjithmonë glamour me radiant orchid. Behet fjale për një miks ngjyrash te ciklamine, roze dhe lejla, e emërtuar si ngjyra e vitit.

Lajme të ngjashme

Back to top button