Informatë e papërpunuar dhe fotografi joadekuate

[Recension: Profeci  apokaliptike-vjen fundi i botës]

Ky publikim përbëhet nga informata paushalle dhe të papërpunuara, të cilat nuk ofrojnë ndonjë tërësi konkrete, ndërsa titulli senzacionalist shërben për tërheqjen e lexuesve.

Апокалиптично пророштво доаѓа крај на светот Press24Linku deri te artikulli origjinal: Profeci  apokaliptike-vjen fundi i botës

Data dhe koha e publikimit: 23.01. 2017

Data e recensionit: 28. 01. 2017

Recensues: Dimitar Tanurov

KU ËSHTË BËRË FOTOGRAFIA?

Titulli është senzacionalist dhe e tërheq vëmendjen. Edhe pse paralajmëron njëfarë shikimi joshkencor dhe të pakonfirmuar, i nxit lexuesit që të klikojnë, që sipas të gjitha gjasave edhe ka qenë ideja.

Fotografia që përdoret, sipas disa informatave është bërë në Greqi, sipas disa të tjerëve – në Salento. Periudha kohore kur është bërë ajo dhe autori i fotografisë tani për tani nuk mund të përcaktohen. Për këtë arsye, vëndohet në dyshim edhe adekuatësia e saj.

Informata, sipas kategorisë në të cilën është publikuar – “Bota”, do të duhej të paraqesë lajm, mirëpo nëse shihet e gjithë përmbajtja, vërehet se nuk janë respektuar standardet e gazetarisë, gjegjësisht nuk jepet përgjigje në pyetjet kyçe për të cilat duhet të ofrohet përgjigje në kreun e lajmit. Në vend të kësaj, jepet një citim i paqartë, i cili as që është identifikuar në mënyrë precize.

“Nga Salentoja me palma dhe erëra të jugut, deri te Salentoja me borë… Dy ditë borë, dy goditje nga qielli, e di se kjo është fundi i botës, shkruar nga Tafuri”.

E KUSH ËSHTË TAFURI?

E paqartë është kush është “Tafuri” dhe kur është dhënë deklarata. Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për lajm nga kategori aktuale, fitohet përshtypja se është deklaratë e ndonjë personi nga koha e tanishme, e jo për filozofin e njohur italian, Mateo Tafuri, i cili është i njohur si “Nostradamusi italian” dhe i cili ka jetuar prej vitit 1492 deri në vitin 1582. Ai në atë kohë ka thënë se rreshjet e borës, që do të zgjasin dy ditë rradhazi në qytetin italian Salento, i cili është i njohur me klimë të butë, do të jenë paralajmërim i apokalipsës.

Megjithatë, në lajm këto informata nuk janë përpunuar. Duke e hapur lajmin me mendimin e filozofit, tentohet të paraqitet gjendja dhe parashikimi i motit në këtë qytet italian.

Artikulli është në kundërshtim me standardet e gazetarisë, para së gjithash për shkak se edhe në lajmet më të lehta që publikohen në rubrikat, si për shembull, “Argëtim”, “Jeta”, detyrimisht respektohen standardet e gazetarisë gjatë përpunimit të informatës, mirëpo me “rreptësi” më të vogël sa i përket formulimit. Për fat të keq, këtu vetëm janë hedhur informata, të cilat nuk janë sqaruar dhe lexuesi nuk e fiton idenë se për cilin filozof bëhet fjalë , për çka ka folur ai, e as për gjendjen aktuale të motit në jugun e Italisë.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button