Edhe të jetë ministri “në gjumë”, gazetari s’duhet rënë “në kllapi”

[Recension: Kaos në shkolla, ministri Pishtar Lutfiu në gjumë, kërcënohet një drejtor shkolle]

Një burim nuk mjafton për të përfunduar një artikull gazetaresk. Gazetarët profesionist gjithnjë u referohen të gjitha palëve të përfshira në një çështje, me qëllim që qasja e tyre të jetë gjithpërfshirëse, e paanshme dhe objektive. Parimi bazë i një lajmi është se titulli paralajmëron lexuesin për përmbajtjen e lajmit. Mirëpo, lajmi që po recensojmë nuk korrespondon në tërësi me tekstin, pasi që çdo gjë që thuhet në titull – nuk thuhet edhe në tekst.

Stacioni policor në Berovë ka ngritur një padi penale kundër D.B.(51) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale rrezikim jete, transmeton Tetova1.

Kaos në shkolla screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Kaos në shkolla, ministri Pishtar Lutfiu në gjumë, kërcënohet një drejtor shkolle
Data dhe koha e publikimit: 27.01.2017
Data e recensionit: 29.01.2017
Recensues: Adrian Kerimi

Në tekst është vendosur titull tendencioz, i cili topin ia hedh ministrit, mirëpo në përmbajtje nuk thuhet nëse është kërkuar prononcim prej tij. Çdo emër, çdo protagonist dhe çdo palë në lajm gëzon të drejtën të prononcohet.

“Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve”, Kodi etik i gazetarëve.

Të martën e paditura përmes porosive prej celulari iu është kërcënuar drejtorit të shkollës ku mëson nipi i saj. E paditura e ka kryer veprën për shkak të asaj se nga ana e Këshillit arsimor është vendosur  që nipi i saj të kaloje nga njëra klasë në tjetrën./Tetova1/

Lajmi është bazuar vetëm në kumtesën e Sektorit për Punë të Brendshme, duke i shtuar “mëlmesa” apo vlerësime personale. Duke përfunduar si e tillë, kjo përmbajtje ka anashkaluar të drejtën e ministrit të arsimit dhe dikasterit më të cilin ai udhëheq për të dëgjuar edhe versionin e tyre.

Tema do të mund të ishte më e zgjeruar. Gazetarët profesionist, çdo herë nga një lajm ditor mund të nxjerrin edhe lajme të tjera. Do të ishte një tekst përmbajtjesor dhe konstruktiv,  nëse në të do të siguroheshin statistika relevante nga policia por edhe nga Ministria e Arsimit mbi çështjen e kërcënimit të mësimdhënësve. Sa mësimdhënës janë viktimë e këtyre kërcënimeve? Sa masa janë ndërmarrë deri më tani për të parandaluar këtë fenomen ? Vallë kanë ndikuar masat në përmirësimin e statusit moral të mësimdhënësve ose jo?

Çështjet, të cilat prekin interesin jo vetëm të publikut të rritur, por edhe të nxënësve, duhet të trajtohen me kujdes dhe duke u bazuar në rregullat e gazetarisë profesionale. Çdo tendencë e gazetarit mund të ndikojë negativisht, aq më tepër kur dihet se një pjesë e publikut në këtë rast mund të jenë edhe nxënësit, të cilët mund të ndikohen keq nga titulli i papërgjegjshëm dhe fotografia që është vendosur me qëllim të propagandimit të idesë së redaksisë.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button