Meta: Dy partitë maqedonase politike janë fajtorë për krizën në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta vlerësoi se dy partitë maqedonase politike janë fajtorë për krizën në Maqedoni.

“Maqedonia vitet e fundit ka krizë politike, institucionale e tani edhe zgjedhore, për çka fajtorë janë partitë maqedonase politike të cilat kanë luftë të ashpër politike” vlerësoi Meta.

Sipas tij, pozitive për Maqedoninë është ajo që të gjitha partitë politike i kanë pranuar rezultatet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë përshëndeti firmosjen e Platformës së partive politike shqiptare në Maqedoni, duke nënvizuar se kjo rrit bashkëpunimin mes partive të bllokut shqiptarë në interes të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button