Shaqiri tek Interi, vetëm titullar

Siç kanë raportuar edhe mediat zvicerane, në drejtim të Xherdan Shaqirit ka ardhur një apel nga ana e të përditshmes helvete “Tages Ainzeger”.

Ftesa është e qartë, më mirë për të, që të përfitojë nga pretendentet e mundshme për të lënë klubin kampion të Gjermanisë që këtë verë.

Duke parashikuar që në pak vite Shaqiri është i destinuar që të bëhet një lojtar i madh i kalibrit botëror, autori shpjegon “Shaqiri duhet të jetë një pikë force e skuadrës së tij. Kushdo që të jetë ajo skuadër, qoftë edhe një që nuk do të luajë në Champions League vitin që vjen, si për shembull Wolfsburgu ose Interi, në skuadër ai do të jetë një pikë e palëvizshme e sulmit, gjë që tek Bayerni i Munichut nuk është mundur duke parë edhe konkurrencën e madhe që ka me lojtarë si Arjen Robben, Franck Ribery, por edhe Thomas Muller dhe Toni Kross. Bayerni mund të përfitojë nga largimi i tij pasi në harkun e pak kohëve ai mund të kthehet si titullar”. 

Kujtojmë se sulmuesi shqiptar, sipas mediave britanike është kërkuar edhe nga klubet e tilla si Liverpool e shumë klube tjera gjermane.

Lajme të ngjashme

Back to top button