Guteresh me kritikë të ashpër për Trumpin

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot ashpër e kritikoi ndalesën për hyrjen e shtetasve të shtatë shteteve myslimane në SHBA, duke theksuar se këto janë “masa të verbra të cilat nuk bazohen në të dhëna solide për zbulim dhe prandaj nuk janë efikase”.

Guteresh theksoi se shtetet të cilat insistojnë për ta ashpërsuar kontrollin e kufijve të tyre nuk mund të ndërmarrin masa të cilat bazohen në “cilëndo formë të diskriminimit lidhur me religjionin, përkatësinë etnike apo nacionalitetin”.

Presidenti amerikan, Donald Tramp solli dekret ekzekutiv me të cilin refugjatët dhe qytetarët e shtatë shteteve me shumicë të popullsisë myslimane u ndalohet hyrja në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button