Qytetarët ankohen, punimet zvarriten në Çair!

Banorët e Çairit disa herë ngritën zërin për rrugën e prishur gjatë punimeve të vendosjes së rrjetit atmosferik në këtë komunë, projekt i cili ende nuk ka përfunduar, dhe rrugë e shkatërruara ende nuk janë rregulluar, shkruan Portalb.mk.

Ata për Portalb.mk  thonë se kjo punë është stërzgjatur më dhe se kjo shkakton kaos në komunikacion.

“Nuk e di më kur kanë filluar punimet, a u bë një vit apo jo. Te neve zvarriten shumë punët, shikoni komunikacionin, është shndërruan në një kaos të vërtete”, tha Blerim R., banor.

“Shpresojmë që të rregullohen rrugët pasi të kryhen punimet, në disa pjesë nuk punohet më dhe nuk e kanë rregulluar asfaltin, shpresojmë që në të ardhmen e shpejtë do ta bëjnë sepse përveç se pengon komunikacionin ashtu edhe na i dëmton veturat”, tha Urim L.,banor.

“Kjo rrugë është kryesore dhe lidh shumë lagje që nënkupton se është shumë e frekuentuar, dhe këtë institucionet përkatëse duhej ta kishin parasysh që më shpejt t’i kryenin punimet, që nga fillimi i verës e deri më tani zvarriten punët për një punë që u tha se do të përfundojë shpejtë”, tha Muhamed T., banor.

Rruga në Çair
Rruga në Çair

Ndërkaq kohë më parë nga Qyteti i Shkupit, i cili është edhe realizues i këtij projekti thonë për Portalb, se po punohet mirëpo shkaku i kushteve atmosferike, punimet nuk kanë arritur të përfundojnë ashtu siç është parashikuar.

“Me këtë projekt i cili është në fazën përfundimtare, do të ndërtohet kanalizimi atmosferik me gjatësi prej 800 metrave në rrugët ‘Xhon Kenedi’ dhe ‘Kemal Ataturk’, me qëllim që të përmirësohet gjendja e ujërave atmosferik në Komunën e Çairit dhe kështu të zgjidhet problemi i kamotshëm i kësaj komune. Kompania që po merret me punimet premtoi që nëse kushtet atmosferike janë të mira, ky projekt do të ndërtohet në afatin e paraparë, mirëpo kjo gjë u prolongua shkaku i kohës me shi”, thonë për Portalb.mk. nga Qyteti i Shkupit.

Rruga në Çair
Rruga në Çair

Punimet për ndërtimin e të njëjtit filluan në muajin qershor të këtij viti dhe ishte parashikuar që më se voni të përfundojë për tre muaj që do të thonë në shtator, kurse deri tani punimet janë ende të papërfunduara./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button