DPHM i konfirmoi shkaqet për dallimin në nivelin e ujit në Liqenin e Ohrit

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit është -11 centimetra, e jo -17 siç tregonte tabloja informative (displei) i vendosur në stacionin e matjes së ujit në Ohër.

Këtë e konfirmoi ekipi i hidrologëve të DPHM-së, e cili ka kryer kontroll të instrumenteve dhe nivelit të ujit në stacionin e matjes së ujit pasi banorët e Ohrit dhe Entit hidrobiologjik reaguan për nivelin e ulët të ujit në Liqen. Dallimet e displeit me ata të nivelit real të ujit janë para se gjithash për shkak të shtresave të rërës dhe llumit rreth sensorit matës.

“Me kontrollin e nivelit të ujit u konfirmuar se niveli i Liqenit ka qenë 4 centimetra nën minimumin e lejuar. Ky informacion është dërguar deri te ELEM, ndërsa prej atje reaguan me ulje të derdhjes në Strugë. Për lexim më të mirë, megjithatë, dje është bërë zëvendësim i binarit të matjes së ujit, ndërsa u qasëm edhe drejt pastrimit të pusit ku gjendet sensori matës nga stacioni automatik dhe displei”, informon DPHM.

Drejtoria siç thekson, ka për detyrë t’i monitorojë nivelin e ujit të rrjedhave të ujit dhe liqeneve dhe nëse vërehen lëshime të caktuara, të reagojnë dhe ato të rregullohen.

“Për shkak të vjetrimit të binareve të matjes së ujit dhe për shkak shtresave nga myshku, algat dhe predha, niveli i ujit është lexuar gabimisht nga ana e vëzhguesve nga Ohri. Për lexim më të mirë, që sonte është kryer zëvendësim i binareve të nivelit të ujit, ndërsa njëherit u qasëm edhe drejt pastrimit të pusit ku është sensori matës nga ana e stacionit automatik dhe displeit”, shtoi DPHM.

Pas pastrimit pritet përmirësim i informacion nga displei për nivelin e Liqenit. Për shkak kësaj, në ditët në vijim displei do të qëndroj të punojë që të testohet besueshmëria e tyre. Nëse edhe mëtej jep të dhëna të gabuara do të shkyçet derisa të bëhet servis i hollësishëm dhe zëvendësim i soufterit. Pas servisit të kryer, displei sërish do të kyçet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button