fbpx

West, Bieber dhe Drake bojkotojnë “Grammy Awards”

Është njohur tradicionalisht si një nga festivalet më prestigjioze, por tash “Grammy Awards” është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë, pasi disa nga këngëtarët të cilët tashmë janë të nominuar kanë në plan ta bojkotojnë pjesëmarrjen në këtë ceremoni.

Daily Mail raporton se shumë këngëtarë përfshirë Kanye West, Justin Bieber dhe Drake po planifikojnë të bojkotojnë ceremoninë e këtij festivali që do të mbahet më 12 shkurt. Pavarësisht se është i nominuar në 12 kategori, burimet i kanë thënë gazetës TMZ, se Justin Bieber nuk e ka ndërmend të marrë pjesë, dhe aktualisht është duke bërë plane të bëjë diçka tjetër atë ditë, transmeton Koha.net.

“Ai nuk mendon se Grammys janë relevante dhe përfaqësuese, në veçanti për këngëtarët e rinj”, ka thënë ky burim.

Drake në anën tjetër është i nominuar në tetë kategori këtë vit, por ai as nuk do të jetë prezent. Kanye West, është gjithashtu i nominuar në tetë kategori, por edhe ai nuk ka shpreh interesim të marrë pjesë në këtë festival. Arsyeja për bojkot këtë vit sipas burimeve është racore.

West i cili ka fituar në total 21 Grammy , sipas burimeve kurrë nuk ka fituar kur ka qenë në kategori të njëjtë me artistët e bardhë.

Sikurse West, edhe këngëtari Nikes, beson se Grammy Awards ka dështuar të përfaqësojë muzicientët me ngjyrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button