Topalli, Ramës: Je fundërrinë e komunizmit! Ke probleme mendore

Ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte e ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama në seancën e Parlamentit.

Ajo reagoi ndaj qëndrimeve të shprehura nga ministrja e administratës publike për emërimet nepotike.

Deklarimi i Topallit:

“Është e trishtueshme kur dëgjon një zonjë që del e flet me një arrogancë qesharake për 85 votat e saja apo për 1 milion shuplakat që i pëlqejnë kushëririt të tij. Dua t’i drejtoj një pyetje, në cilin parlament të botës, në cilën qeveri të vendeve demokratike normale e jo me traditë të gëjrë ndodh që në qeveri të jetë kryeministri dhe kushërira e tij ministre. Në cilin vend afrikan ndodh që në qeveri të jetë burri i ish-gruas së Kryeministrit. Pra kusherira, gruaja e burrit dhe burri i gruas të jenë të gjithë në një qeveri. Këtë qeveri do e gjykojnë shqiptarët. Moj zonjë kishe urrejtje në gjuhën tënde, ne jemi gjithë shqiptarë. Kishe urrejtje klasore në vitin 2013 kur shqipëria është në NATO. Duke u nisur nga proceverbali të të vijë turp se nuk jemi ne fundërrina e komunizmit. Nuk jam unë bija e atij që ka firmosur në 89 varje me litar por je ti. Kurrë nuk kemi gjykuar për atë që ka bërë daja apo daja i dajës. Fundërrinat e komunizmit janë aty, t’i i pari, kushërira jotë e dyta. Kujt i thu mor ti fundërrina të komunizmit, ku ka më fundërrinë se ju që i thoni këto. Po je Kryeministër mor, je kryeministër pavarësisht problemeve tua mendore. Në këtë parlament në fakt siç e ke ba dhe je përpjek ta shkatërrosh parlamentarizmin, me buri e bilbila nuk kemi lënë të mos zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese”.

Lajme të ngjashme

Back to top button