Digjet e tërë makina, por jo edhe Kur’ani

Një kopje e Kuranit ka mbetur e paprekur në zjarrin që e kishte përfshirë një makinë në Arabinë Saudite, edhe pse e gjithë brendësia e makinës është djegur.

Pronari i makinës udhëtonte në krahinën jugore të Saudisë Jazan kur makina papritmas mori flakë.

Një tjetër burrë, i cili u nxitua për ta ndihmuar, vuri re se kopja e Kuranit kishte mbetur e paprekur.

“Shoferi më tha se makina i përkiste babait të tij, i cili gjithmonë e mban një kopje të Kur’anit në makinë. Kur kam parë makinën e djegur, mbeta i habitur. Çdo gjë ishte djegur, përveç Kuranit, i cili kishte mbetur i paprekur.”

“Vendosa ta fotografoj me telefonin tim dhe kështu të dokumentoj këtë mrekulli”, i tha ai për të përditshmen Sabq./ Ekuiliber

Lajme të ngjashme

Back to top button