Kryeministri i Izraelit nuk i kërkon falje Meksikës për murin
Duke refuzuar të kërkojë falje për komentet e tij, Netanyahu ka thënë se ai nuk iu ishte referuar marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, transmeton Express.
“Unë e theksova suksesin e jashtëzakonshëm të rrethojës së sigurisë të Izraelit. Ama, nuk dhashë koment rreth marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Meksikës. Kemi pas, dhe do të vazhdojmë të kemi marrëdhënie të mira me Meksikën,” ka thënë Netanyahu.
Por në statusin e shkruar në “Twitter” të shtunën, Netanyahu kishte thënë se ideja e Trump-it për të ndërtuar murin ishte madhështore.
“Presidenti Trump ka të drejtë. Unë ndërtova një mur përgjatë kufirit jugor të Izraelit. Ai mur ndaloi emigrimin e jashtëligjshëm. Sukses madhështor. Ide madhështore,” shkroi ai të shtunën.