Zgjedhjet e reja, gracka e radhës e VMRO-DPMNE-së?

VMRO-DPMNE kërkon zgjedhje të reja, derisa LSDM dhe partitë shqiptare presin që presidenti Ivanov të bëjë atë që i takon me Kushtetut, dhe t’i jap mandatin partisë së dytë për ta formuar Qeverinë, shkruan Portalb.mk.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se partitë tjera nuk duhet të binë në grackën e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të reja, vetëm pse kjo e fundit dështoi në formimin e Qeverisë.

Politologu Bashkim Bakiu vlerëson se shkuarja në zgjedhje të parakohshme krijon situata të paparashikushme. Sipas tij, njëra prej tyre mund të jetë edhe fitore mbi 61 deputet për VMRO-DMNE, për shkak të sistemit politik dhe sistemit zgjedhor, që e bën të “parëndësishme” numrin e deputetëve shqiptar, si psh rasti i vitit 2014 ku BDI mori 20 deputetet.

“Zgjedhje e parakohshme janë shpëtim vetëm i VMRO-DPMNE konkretisht kthimi i Gruevskit dhe asgjë tjetër, në moment kur duhet të funksionojë Prokuroria Speciale Publike, e cila kategorikisht refuzohet nga VMRO dhe Gruevski. Prandaj, ky opsion duhet eliminuar nga agjenda e politike shqiptare ose nga pikat e BDI-se, sepse shpëton Gruevskin dhe të gjithë të cilët ndjehen te rrezikuar nga PSP-ja. Nga ana tjetër kemi LSDM me Zaevin të cilët e përkrahin funksionimin e PSP-së dhe mund të inkorporohet Platforma shqiptare. Kjo situatë duhet shfrytëzuar. Nëse kryetari i shtetit nuk ia jep mandatin Zaevit, atëherë së paku duhet shikuar mundësinë, se si të funksionoj parlamenti (me 1/3 e deputeteve të thirret seancë që parlamenti të shndërrohet në arenë debati dhe shqyrtimi i cështjeve)”, tha për Portalb.mk Bakiu.

Deniz Memedi, politolog, kujton se partitë shqiptare vetëm se kanë marrë pozicionin e tyre në lidhje me formimin e qeverisë nëpërmjet Platformës së përbashkët politike.

“Mbetet që të marrë hapat konkret LSDM drejtë formimit të qeverisë së re. Paraprakisht, bazuar në fushatën parazgjedhore që realizoi LSDM ekzistojnë pika të përbashkëta të cilat janë kruciale, një ndër to vazhdimi i mandatit të prokurorisë speciale apo çështja e zyrtarizimit të gjuhës shqipe, gjë që mund t’i afrojë palët drejtë një marrëveshje për qeveri të re. Hipotetikisht, po që se nuk arrihet të bëhet qeveria edhe me LSDM-në atëherë në zgjedhjet e parakohshme do të kemi një fushatë edhe më të vrazhdë nacionaliste të DPMNE-së me qëllim që të rritë numrin e deputetëve që të mos varet nga faktori shqiptarë”, deklaroi për Portalb.mk  Memedi.

Ndryshe, Memedi mendon se edhe në qoftë se vjen deri te rritja e numrit të deputetëve të DMPNE-së nuk do të jetë numri 61 i dëshiruar nga kjo parti.

“Kjo do të thotë që edhe zgjedhjet e reja nuk do të sjellin ndonjë ndryshim drastik nga situate aktuale e cila po dominon”, përfundon Memedi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button