Ahmeti: Funksionarët e BDI të mbajnë përgjegjësi për besimin e popullit

Bashkimi Demokratik për Integrim në qendrën për kulturë në Tetovë ka shpalosur platformën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.

Në fjalimin e shkurt të tij, lideri Ali Ahmeti, ka kërkuar nga funksionarët partiak të BDI-së që të jen më të përgjegjshëm për të arsyetuar besimin e popullit.

Në platformën e BDI-së të shpalosur sot në Tetovë parashihen një sërë projekte kapitale dhe infrastrukture për zonat shqiptare. 

“Ne gjithmonë jemi në observim të një objektivi dhe ai është syri i popullit dhe ne besimin që e kemi marrë me meritë do të duhet ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Prandaj, ne duhet që të ngrisim përgjegjësinë tonë individuale, në institucionet që drejtojnë kuadrot tona si në nivel lokal edhe qendror. Me rritjen e përgjegjësisë ne do të afrohemi drejt qëllimeve që kemi. Me punën tonë ne nderojmë vetveten, rrethin dhe familjen e madhe që quhet BDI”, tha Ali Ahmeti.

Fatmir Besimi, tha se në hartimin e platformës së BDI-së, kanë marrë pjesë ekspert të huaji dhe të brendshëm me qëllim të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO si dhe përmirësimin e standardit të qytetarëve.

Musa Xhaferi i cili do të jetë bartës i listës në njësinë zgjedhore numër 5, tha se do të angazhohen në rritjen e përfaqësimit të drejtë ët shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button