Trump zotohet se do të mbrojë të drejtat e komunitetit LGBT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual, shkruan Rel, përcjell Portalb.mk.

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Trump do të lërë të paprekur një urdhër ekzekutiv të vitit 2014, i cili mbron punonjësit nga diskriminimi në vend të punës, derisa janë kontraktorë federalë.

Trump “është i vendosur që të mbrojë të drejtat e të gjithë amerikanëve, përfshirë komunitetin LGBT” dhe “vazhdon të respektojë dhe mbështesë të drejtat e LGBT-së, ashtu siç ka bërë gjatë zgjedhjeve”, thuhet në deklaratë.

Njerëzit e këtij komuniteti në SHBA janë shprehur të shqetësuar për masa të mundshme shtypëse nën presidencën Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button