Milloshoski: Veprimet e BDI çojnë gradualisht kah federalizimi i Maqedonisë

Antonio Milloshoski në një bisedë për “Faktor”, thotë se fushata e BDI ‘Jo për president të njëanshëm’ mund të jetë luftë për pozita më të mira për bisedime, por nëse ndjekim veprimtarinë e BDI-së nga viti 2001, pastaj mes ndarjes territoriale dhe marrëveshjen me Cërvenkovskin në vitin 2004, BDI po ndërmerr hapa konkret ose ofron zgjidhje të cilat çojnë gradualisht kah federalizimi i Maqedonisë”, thotë Milloshoski. 

Në pyetjen ku BDI paralajmëroi se do e kundërshtojë legjitimitetin e presidentit të zgjedhur dhe a është kjo një pozitë për bisedime për ndonjë marrëveshje të re mes koalicionit dhe nëse është e mundur që shefi i ardhshëm i shtetit të Maqedonisë të zgjidhet pa votat e shqiptarëve, Milloshoski me përgjigje: 

“Mendoj se BDI është kontradiktore për disa të ashtuquajtura principe, duke përfshirë edhe kërkesën për president konsensual. Ne nga BDI nuk kemi dëgjuar se kanë promovuar princip për kryetar konsensual të komunës Çair, Tetovë, Gostivar… as që dikujt i ka ra ndërmend të kontestojë legjitimitetin e kryetarëve të komunave të zgjedhur në mënyrë demokratike në këto komuna, vetëm se mua, juve apo ndonjë maqedonasi tjetër ose turku, vllahu, serbi, boshnjaku nuk i pëlqen ndonjë figurë politike, e nominuar nga ndonjë parti shqiptare në Maqedoni. 

Qëllimi kryesor i tyre është që të shkaktojnë krizë institucionale që do të çon deri te domosdoshmëria e ridefinimit të kushtetutës dhe vendosje të disa komponentëve përkatëse. BDI do të duhej të jetë parti që do të kontribuojë për stabilitet në vend, ndërsa nderimi i institucioneve të shtetit të Maqedonisë, siç është ai i presidentit, është një nga hapat kyç në këtë drejtim”, ka thënë Milloshoski.

Lajme të ngjashme

Back to top button