Mbi 15 milion denar për shtetin nga dividenda e Telekomit

Në thesarin e shtetit do të hidhen 15.3 milion denarë nga dividenda e operatorit telekomunikues “Telekomi i Maqedonisë”.

Kështu sot u dakorduan aksionaret e kompanisë në kuvendin vjetor.

Kompania këtë vit ka realizuar fitim prej 2.7 miliard denarëve (44 milion euro) që është më i ulët se vitet e kaluara.

Vitin e kaluar ka realizuar fitim prej 65 milion eurove ndërsa në vitin 2012 më shumë se 71 milion euro.

Qeveria posedon 34.81 përqind të aksioneve në Telekomin e Maqedonisë, ndërsa aksionari më i madh është Dojçe Telekom me 51 përqind.

Lajme të ngjashme

Back to top button