Maqedonia të shtunën do ti fik dritat (VIDEO)

Për të pestin vit me radhë Maqedonia bëhet pjesë e aksionit më të madh vullnetar botëror “Ora e planetit Tokë” (Earth Hour) në të cilën janë inkuadruar mbi 150 shtete dhe më shumë se 7.000 qytete, mes të cilave edhe Shkupi.

Aksioni, sipas sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki- Mun është „manifestimi më i madh në luftën kundër ndryshimeve klimatike”.

Të shtunën, më 29 mars, ndriçimi do të fiket për një orë në shumë vende në mbarë botën, mes të cilave edhe për herë të parë Xhamia e Sulltan Ahmedit në Stamboll, Opera në Sidney-t,  Kulla e Eiffel-it në Paris, Empire State Building në Neë York, Pallati Buckingem-it në Angli etj.

Ndërsa në Shkup kjo do të ndodh disa ambiente për të cilat Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të lajmërojë nesër.

Ngjarja, me moton “fuqia jonë do të rritet, përforcohet dhe globalizohet kur të gjithë së bashku  do të bashkohemi në një iniciativë”, ka për qëllim që ta tërheq vëmendjen drejt luftës kundër ngrohjes globale.

Gjithashtu, përfshihet edhe Kryqi e Kuq i Republikës së Maqedonisë, i cili përmes organizatave të veta komunale do ta zgjerojë aksionin në mbarë vendin.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e cila e mbështet këtë aksion botëror, krahas amvisërive, u bën thirrje që të kyçen të gjitha konsumatorët tjerë të energjisë elektrike, të cilat punojnë në orët e mbrëmjes si sektori i biznesit dhe të tjerë. 

“Shumë thjeshtë: Fikni dritat të shtunën më  29 mars 2014 nga ora  20:30 deri në ora 21:30!” apelojnë nga MMJP. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button