Për 0,1 për qind, rritet numri i punëtorëve në industri

Për 0,1 për qind është rritur numri i punëtorëve në industri vitin e kaluar, ndërsa në dhjetor të vitit 2016 në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2015 shënon rënie nga 0,9 për qind.

Siç njofton Enti Shtetëror për Statistikë, numri i punëtorëve në Minierë dhe nxjerrje të gurëve në dhjetor të vitit 2016 në krahasim me dhjetorin e vitit 2015 shënon rritje nga 1,8 për qind, në sektorin Industri përpunuese ka ulje për 1,1 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim është evidentuar rënie nga 0,5 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve shënon rënie tek Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 3,7 për qind, ndërsa rritje ka tek Energjia për 1 për qind, Prodhime intermediare, përveç energjisë për 0,5 për qind, Prodhime kapitale për 5,4 dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 7 për qind.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button