Gjasa të vogla për zgjedhje të reja “në regji” vetëm të VMRO DPMNE-në

VMRO DPMNE porositi se “zgjidhje e arsyeshme” për tejkalimin e krizës janë zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare, edhe pse, edhe për formim të qeverisë edhe për shpalljen e zgjedhjeve të reja, nevojitet shumicë prej 61 deputetë, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk.

Në konferencën për shtyp Zoran Zaev tha se presidenti Gjorgje Ivanov tani duhet t’ia jep mandatin atij ndërsa BE kërkoi që Ivanov urgjentisht të konsultohet me të gjitha partitë dhe të përcaktojë lider që do të formonte qeveri.

Që të jetë i mundshëm varianti i VMRO DPMNE-së, fillimisht në Kuvend i cili u konstituua më 30 dhjetor vitin e kaluar, patjetër duhet me shumicë të votohet shpërndarja e saj. Që kjo të ndodh, do të nevojiten minimum 61 deputetë ndërsa VMRO DPMNE tani ka 10 më pak apo 51.

Nëse megjithatë dikush siguron shumicë, hapi i ardhshëm do të ishte kryetari i Kuvendit të firmos aktin për shpërndarjen e tij. Pasi tani Kuvendi është pa kryetar, ndërsa seanca e parë sipas nenit 9 të Rregullores parlamentare, e thirr kryetari nga përbërja paraprake, patjetër të zgjidhet kryetari, sërish me shumicë nga numri i përgjithshëm i deputetëve, siç parasheh neni 26 i Rregullores.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas nenit 151, paragrafi 2 nga Kodi zgjedhor duhet të mbahen më së voni 55 ditë nga dita e shpërndarjes së Kuvendit.

Nëse kjo ndodh, për shembull, sot 31 janar, zgjedhjet do të mbaheshim më 26 mars.

Por, që të përputhen zgjedhjet parlamentare me ato lokale (variant që po dëgjohet kohë të gjatë) dhe të cilat sipas ligjit duhet të mbahen më 7 maj, Kuvendi duhet të shpërndahet të paktën më 14 mars!

Më pas, nëse shpallen zgjedhjet, procedura do të ishte kjo:

  • Në afat prej tre ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, KSHZ dorëzon kërkesë pranë Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratë për dorëzimin e të dhënave për punonjësit në administratën shtetërore dhe komunale;
  • Në afat prej pesë ditëve nga dita e kërkesë së fituar, MSHIA dorëzon të dhënat për punonjësit në administratën shtetërore dhe komunale pranë KSHZ-së;
  • Ditën e ardhshme pas ditës së shpalljes së zgjedhjeve, MPB në medium magnetik (disk të fortë) i dorëzon të dhënat e kërkuara për qytetarët pranë KSHZ-së;
  • Më së voni 10 ditë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, KSHZ e nxjerr listën zgjedhore në shqyrtim publik (15 ditë) në sektorët e tij rajonal dhe zyrat lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button